Tërmet 5.8 ballë në Greqi, tronditet jugu i vendit
Transmetuar më 21-05-2020, 08:09

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter u shënua në detin Mesdhe.

Vatra e tij ishte në Greqi, ku goditjet e forta të regjistruara në orën 02.43 të mëngjesit të sotëm, zgjuan njerëzit të tmerruar.

Lëkundjet zgjatën për disa sekonda dhe sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), e kishin epiqendrën rreth 224 kilometër në jug të Metonisë.

Por intensiteti i tërmetit bëri që lëkundjet të ndihen edhe në jug të Shqipërisë, nga Gjirokastra deri në Vlorë.

Deri më tani nuk dihen dëmet që mund të kenë shkaktuar lëkundjet e forta sizmike. /a.y/noa.al

Loading...