Transmetuar më 20-05-2020, 23:16

Gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër mes njëri-tjetrit për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Çani i ka kërkuar aktorit që të paktën të kishte heshtur dhe mos të dilte publikisht për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Debati nisi kur Çani i tha Imamit që nuk është arkitekt prandaj nuk mund të thotë që Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohej.

Pjesë nga debati

Imami: Je injorant.

Çani: Mos më fyej

Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë

Çani : Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot qenke budalla. Je bërë gazi i botës, po qeshin njerëzit me ty.

Imami: Mos bëj si gjitholog

Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht. Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla… po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos del e kundërta.

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd më lër dreqi e mori të flas…

Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…

Çani: Po të qesh dynjaja…/noa.al/