Transmetuar më 20-05-2020, 22:09

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews Albania, nuk i kurseu akuzat për paraardhësin e tij, Sali Berisha dhe liderin aktual të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se kanë pasur si synim që ta kthenin vendin ku ndodhej Teatri Kombëtar në qendër tregtare.

Kryeministri tha se, kjo provohet nga fakti se qeveria “Berisha” investoi 6 milionë euro për të kthyer Piramidën në Teatër Kombëtar.

“Pse atje? Sepse atje është trualli më i mirë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ku ishin në qeveri, donin ta shembnin dhe donin ta bënin tek Piramida. Atje ku është trualli i teatrit donin të bënin një ‘plaza shoping’. Këtë nuk e them bazuar në ndonjë fantazi, por e them mbi faktin se u investuan 6 milionë euro tek Piramida, në mënyrën më absurde për të bërë atje Teatrin Kombëtar, pasi nuk mund të ndodhet kurrë pasi nuk ka asnjë kusht ajo hapësirë për të ndërtuar teatër. Ajo që lan pas ishte se morën me vete të gjitha pllakat e mermerit të Piramidës dhe nuk e di se ku i çuan, mbase për vila, mbase për banjo, mbase për pllaka përkujtimore por i morën”, deklaroi z. Rama.

“Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investiroësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më  kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, ka shtuar kryeministri..noa.al/