Transmetuar më 20-05-2020, 21:45

Katër persona të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael në 12 nëntor të vitit 2016, janë liruar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion si të pafajshëm.

Ata janë Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Ndaj tyre rënduan akuza për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.

Tërheq vemendjen fakti se kërkesa për pushimin e kësaj çështjeje është bërë nga vetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të cilën Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e pranoi duke pushuar masat e sigurisë ndaj tyre.

Arrestimi i katër të rinjve u bë mbi bazën e një informacioni shkresor që Shërbimi Sekret Shqiptar kishte marrë nga shërbimi sekret izraelit Mosad. Sipas tij bëhej fjalë për “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse, që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”.