Transmetuar më 20-05-2020, 20:31

Me arsyetimin se është shumë vapë, një infermiere në Rusi është fotografuar teksa u shërben pacientëve me koronavirus, e veshur vetëm me të brendshme.

Për këtë gjë ajo ka marrë edhe masë disiplinore nga autoritetet e spitalit.

Fotografia e infermieres u bë virale pasi një nga pacientët e këtij reparti e ka hedhur në rrjetet sociale. Asnjë nga pacientët nuk u ankua për paraqitjen e saj, por shefat e spitalit nuk e konsideruan sjelljen si argëtuese dhe morën masa kundër saj për mosrespektim të kërkesave për veshjet mjekësore.

Infermieja 20-vjeçare u shpreh para shefave të spitalit se është shumë nxehtë për të mbajtur veshur uniformën e infermierevë poshtë veshjes mbrojtëse.

Madje ajo u shpreh se nuk e kishte vënë re se veshja ishte kaq transparente. /k.k/noa.al/