Transmetuar më 20-05-2020, 20:18

Ky është Murat Abëdillari, i cili që prej 20 vitesh pasi u nda nga bashkëshortja jeton i vetëm.

Edhe pse ka 4 fëmijë, prej 10 vitesh ai nuk i ka parë dhe nuk di asgjë për ta veçse njërit prej djemve.

"Unë nuk e di a janë bërë me fëmija apo jo. Vetëm me një çun që e kam në burg kam komunikim. Në këtë situatë timen më mirë të jesh i vdekur. Kur shoh të lumtur njerëzit nuk e dua jetën time"

Teksa përmend fëmijët lotët nuk i ndalen.

"Më merr malli shumë. Unë jam babai i tyre. Nëser do bëhen me fëmijë, pse  mos i ledhatoj fëmijet e tyre".

Pas divorcit vendosi që të mos martohej më, por 57-vjeçari tregon se vetmia e ka bërë të palumtur dhe të pashpresë.

"Jam shumë i lodhur nga jeta. Nuk e di si jetoj".

Në një shtëpi që në dukje të ngjason si kasolle, ai jeton në vështirësi ekonomike.

"Nuk marr asnjë ndihmë".

Situata e pandemisë e ka rënduar më shumë gjendjen, ndaj apelon për ndihmë për të lehtësuar sado pak dhimbjen. /ora