U dhunua nga policia, gazetari Alfred Lela: Nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn
Transmetuar më 20-05-2020, 19:04

Gazetari Alfred Lelaj ishte sot në protestën e artistëve, madje mbajti edhe një fjalim.

Ai ishte ndër të shoqëruarit ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, madje tha se ishte dhunuar nga policia.

Lela tha se i ka falur policët, pasi siç deklaroi janë koka turku, por nuk ka për të falur Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.

“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit.

Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën””, tha ai.

Një ditë më parë, në një intervistë televizive, Kryeministri Rama tha se nuk ka pasur asnjë akt dhune nga ana e policisë. /k.k/noa/al/

Loading...