Transmetuar më 20-05-2020, 18:25

Aktori i madh Mehdi Malkaj ka emocionuar sërish protestuesit në shesh sapo u ngjit në podium.

Ai recitoi poezinë e njohur të Naim Frashërit, dhe bashkë me të u entuziasmuan të gjithë.

“Ju kam xhan të gjithëve. Do të më duhet të bëj nja dy vlerësime. Dua të përshëndes ca njerëz. Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Mos ua paçim kurrë këtë borxh.

Dua të përshëndes Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Nëse kjo quhet demokraci çfarë mund të themi për diktaturën.

Unë do recitoj një 4-5 vargje. Unë do them të parin ju do  më shoqëroni të gjithë.

"Ti Shqipëri më jep nder, me jep emrin shqiptar, zemëron ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr", u shpreh aktori, duke vijuar më pas me fjalimin e tij. /k.k/noa.al/