Transmetuar më 20-05-2020, 17:40

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shkuar në zyrën e Kryeministrit Rama për një takim me kreun e Qeverisë.

Ky është takimi i dytë mes tyre në pak ditë, ndërsa takimi i sotëm vjen pak përpara se të mbahet protesta e artistëve.

Ambasadorja Kim ka thënë më herët se do të takohet edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Zhvillimet e fundit duket se janë arsyeja e këtyre levizjeve nga ana e diplomates.

Situata politike në vend është e acaruar, sidomos pas shembjes së Teatrit Kombëtar. /k.k/noa.al/