Transmetuar më 20-05-2020, 15:59

U pushua nga puna pasi refuzoi që të fshehë dhe ndryshojë manualisht, të dhënat lidhur me koronavirusin.

Është ky denoncimi që bën një zyrtare e shëndetësisë së Florida, SHBA, e ngarkuar për përditësimin e të dhënave lidhur me Covid-19.

Rebekah Jones, punonjëse e Departamentit të Shëndetësisë, deklaroi se u pushua nga puna, pasi refuzoi që të ndryshojë të dhënat e koronavirusit, në mënyrë që të mbështetej plani për të rihapur Floridan.

Ky shtet bashkë me Georgia, janë ndër të parët që kanë insistuar për hapjen.

Në një deklaratë zyrtare Departamenti i Shëndetësisë tha se “Rebekah Jones në mënyrë të përsëritur nuk respektoi rregullat e punës, duke shfaqur mungesë profesionalizmi. Saktësia dhe transparenca janë gjithmonë të domosdoshme, veçanërisht gjatë një emergjence të paparë të shëndetit publik, siç është COVID-19”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE