Transmetuar më 20-05-2020, 15:30

Kanë fituar pafajësinë katër personat e akuzuar se kishin planifikuar sulm terrorist gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit në vitin 2016.

Vedimi u mor ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, e cila pushoi çështjen.

Pafajësia u fitua nga Bekim Protopapa, Medat Hasani, Ergys Faslija dhe Xhezair Fishti.

Ata u arrestuan për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”, ndërsa pushimi i çështjes u kërkua nga Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK.

Katër të dyshuarit u akuzuan se në bashkëpunim me disa persona nga Kosova, kishin kontakte me terroristë të ISIS në vitin 2015 si Lavdrim Muhaxheri apo edhe të tjerë xhihadistë dhe radikal nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, mirëpo mungesa e provave bëri që të kërkohet pushimi i çështjes./a.y/noa.al