Transmetuar më 20-05-2020, 11:27

Nga një rast i ri i infektuar me koronavirus një ditë më parë, këtë të mërkurë u raportuan 15 të prekur të rinj në 24 orët e fundit.

Kjo shifër doli nga 186 testime të kryera, ku 13 prej tyre ishin në Durrës, duke e kthyer qytetin bregdetar në një "vatër të nxehtë" infeksioni.

Ndërkohë dy rastet e tjera janë një në Tiranë dhe një në Shkodër.

Sakaq gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 57; Durrës 44; Krujë 33; Shkodër 15; Kamëz 10; Berat 10; Fier 3; Elbasan 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1. /a.y/noa.al

Konfirmohen 15 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

PËRDITËSIM LIVE