Transmetuar më 20-05-2020, 10:24

Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit, një tjetër është shpallur në kërkim dhe roja i pyllit po hetohet në gjendje të lirë, pas zbulimit të bimëve narkotike të mbjella.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, në fshatin Darzezë policia goditi një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i F. K., 55 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, A. S., 51 vjeç, banues në Seman.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”. /a.y/noa.al