Transmetuar më 20-05-2020, 10:00

Presidenti Ilir Meta shprehet shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrte ditën e djeshme dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

“2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetëra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan”, shkruan Meta.

Mirëpo në këtë rast kreu i shtetit nuk lë pa kujtuar edhe shembjen e Teatrit Kombëtar, ndonëse nuk e përmend emrin e tij.

Gjithçka teksa thotë “Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: ‘Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.

Një mesazh i tillë vjen në një kohë që pasditen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestën e dytë pasditen e sotme. /a.y/noa.al