Bëni kujdes, kartëmonedha aq shumë e përdorur është më e falsifikuara në Shqipëri
Transmetuar më 20-05-2020, 08:30

Kartmonedha 2000 lekëshe rezulton të jetë më falsfikuara më shpesh gjatë vitit 2019.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, falsifikatorët kanë qenë më të prirur për të manipuluar pikërisht këtë kartëmonedhë për arsye të ndryshme.

Pas 2000 lekëshit, kartmonedhat e tjera më të falfisikuara janë prerja 500 lekë dhe ajo 1000 lekë, ndërsa ka më pak raportime për kartëmonedhën 5000 lekë.

Sa i përket monedhës, më e falsifikueshme është ajo e prerjes 50 lekë, shkruan abcnews.al.

Kështu sipas BSH, në 2019 janë zbuluar në treg 318 kartëmonedha 2000 lekë, të falsifikuara, pësuar nga prerja 500 lekë me 125 copë false.

Ndërkohë raportohet se janë gjetur 117 kartëmonedha të falsifikuara të prerjes 1 000 lekë si edhe 99 kartëmonedha të prerjes 5 000 lekë. Ka patur të paktën 16 raste të konstatuara nga BSH të falsifikimit të kartëmonedhave 200 lekëshe.

Në total, BSH raporton për një rritje me 16 për qind të rasteve të falsifikimit të kartëmonedhave gjatë 2019.

Loading...