Transmetuar më 19-05-2020, 23:00

Kërcënohet Gazetari prezantuesi i njohur Adi Krasta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasta mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “A-Show”.

Krasta ka publikuar mesazhin kërcënues të një personi që duket se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasta lexoi mesazhin, duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e radhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…”, tha Krasta.

Moderatori ka qenë një ndër mbrojtësit e Teatrit Kombëtar.