Transmetuar më 19-05-2020, 22:48

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu evidentoi sonte se Nata e Kadrit është më e vlefshme sesa 1000 muaj jete.

Spahiu u shpreh se Zoti jep udhëzime të drejta për të fituar jetën e përtejme.

“Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj, sa një jetë njeriu. Zoti zbriti këtë sure për njerëzit.

Zoti ka përcaktuar se cfarë është gjë e mirë dhe cfarë është gjë e keqe. Zoti është sqarues i rrugës së drejtë, i normave, i ndërgjegjës dhe dallues i të drejtës nga e shtrembëra.

Zoti jep udhëzime për një jetë më të mirë, që mund ta jetojmë më bukur e më mirë.

Zoti jep sfidat për të fituar botën e përtejme. Njeriu duke agjëruar i bën fre shumë gjërave. Agjërim do të thotë të kufizosh veten nga të ngrënit dhe të pirit për hir të Zotit”, tha Spahiu në News 24.