Transmetuar më 19-05-2020, 19:38

Nëse dekreti për ndryshimet e reja në Kodin Penal u interpretuan si një përmirësim i marrëdhënieve mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama, kreu i shtetit i ka sfumuar këto qëndrime me reagimet e ashpra për Teatrin Kombëtar.

Meta e përsëriti sërish sot se ajo që ndodhi me Teatrin nuk do të amnistohet kurrë.

Postimi i Presidntit:

Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë!

Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë.

Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.

Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia.