Transmetuar më 19-05-2020, 18:31

Kreu i shtetit ka vijuar edhe sot me akuzat për shembjen e Teatrit Kombëtar. Teksa më herët e ka quajtur akt mafioz, këtë herë ka një tjetër përcaktim.

Ilir Meta e quan akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues shembjen e godinës së institucionit kulturor.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i

Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë”, ka shkruar Presidenti në Facebook.

Kreu i shtetit e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje. /k.k/noa.al/