Transmetuar më 19-05-2020, 17:16

Një person është arrestuar në kushte të pazakonta, në Angli

Ashley Bouen u arratis pasi tentoi të vidhte një dyqan cigaresh në Endon.

Në këtë tentativë ai ishte edhe me një bashkëpunëtor të dytë.

Kur policia mësoi vendndodhjen e tij, shkuan ta arrestonin. Nga kamerat që kanë në veshjet e tyre policët, u filmua momenti kur e gjetën hajdutin.

Ai ishte brenda një dollap rrobash dhe po përpiqeshe të fshiheshe pas një palltoje. Shihet që djali ishte i veshur vetëm me të brendshme. /k.k/noa.al/