Ambasada e SHBA-së reagon për operacionin në 6 qytete, detaje si u godit laboratori i falsifikimit të dokumenteve
Transmetuar më 19-05-2020, 16:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënë detaje mbi operacionin “Shqiponja e Kristaltë”.

Sipas selisë diplomatike janë realizuar 22 arrestime në 6 qytete të Shqipërisë, për vetëm 17 minuta.

“Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.

“Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë.

Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg.

Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre”, thekson ambasada e SHBA. /k.k/noa.al/

Trafik drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, si funksiononte grupi/ Emrat

Loading...