Transmetuar më 19-05-2020, 16:15

Pesë persona janë arrestuar nga autoritetet italiane, si pjesë e një grupi trafikantësh droge në Verona.

Grupi kishte në përbërje shtetas nga Shqipëria, Serbia dhe Italia,. Në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një serb, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen publik.

Hetimet për këtë grup nisën që në vitin 2016, ku fillimisht u konstatua një sasi e konsiderueshme droge.

Karabinierët kanë sekuestruar më shumë se 177 kilogramë marijuanë  dhe 1.7 kilogramë  kokainë.

Autoritetet italiane kanë  mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e bandës dhe në  fund kanë  ndërhyrë, duke kryer edhe arrestimet. /k.k/noa.al/