Transmetuar më 19-05-2020, 15:12

Brenda pak javësh moderatorja Jonida Vokshi do të marrë në dorë fëmijën e saj të parë.

Ajo ndodhet në fund të shtatzënisë, ku bashkë me të shoqin Besnik Krapi, do të bekohen me trashëgimtarin e parë.

Por teksa tashmë po numëron ditët, ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale, ku nxjerr në pah barkun e rritur dukshëm.

Mirëpo krahas barkut, Jonida nuk duket të ketë shtuar peshë, përveçse i është shtuar nuri.

Moderatorja është në pritje të një vajze, si fryt i martesës me regjisorin nga Kosova, Besnik Krapi. /a.y/noa.al