Transmetuar më 19-05-2020, 14:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës del me deklaratë lidhur me takimin e mbajtur ditën e sotme mes ambasadores Yuri Kim dhe Kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratë bëhet me dije se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Po ashtu bëhet me dije se ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

“Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakordësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu bëhet me dije se ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha së shpejti. /a.y/noa.al

Ambasadorja e SHBA i shkon Kryeministrit Rama në zyrë