Transmetuar më 19-05-2020, 13:30

Vajza 18-vjeçare nga Korça e cila mundi të regjistronte edhe një përgjim audio teksa i ati i kërkonte marrëdhënie seksuale, duke i premtuar se do ndjehej mire, tregoi me detajw gjithë çfarë ndodhi natën kur shkoi të vizitonte.

Ajo pranoi se atë natë babai Rudolf Merolli, konsumoi hashash dhe tregoi si ka mundur t’i shpëtojë sulmit seksual. Vajza tha në emisionin “Me zemër të hapur” se ka mundur të regjistrojë ngacmimet me celular dhe ia ka dërguar bisedat shoqes së saj.

Ti nuk u ndjeve mirë kur piu hashash?

Po, ka pirë shumë, kur mbylla dritën unë ai filloi të fliste përçartë, në ato momente unë i them shoqes time, i shkruaj se kam frikë. Më thoshte fli gjumë se të bëj unë masazh, i thashë jo se fle vetë nuk e kam të nevojshme.

Ti nga se kishe frikë të ka ngacmuar edhe më parë?

Jo nuk ka ndodhur kurrë më parë…

Je e sigurt?

Po jam e sigurt.

Si e regjistrove bisedën dhe si ia dërgove shoqes?

Më tha do flesh gjumë dhe nuk do ndjehesh, do flesh një gjumë shumë të thellë, atëherë i shkruaj shoqes dhe i them mos fli gjumë se kam shumë frikë nga babi.

Nëse do kishe dalë nga shtëpia mund të ishte shmangur…

Nuk kisha mundësi se ai më ndiqte edhe në tualet…

A bënte ai biseda banale në familje?

Kur godiste mamin po…

Çfarë ndodhi më pas?

Nëse do flisja keq do ishte në dëmin tim.

Deri kur kanë zgjatur bisedat?

Deri në orën 4 të mëngjesit.

Si ke rezistuar?

Nuk u tregova agresive, rezistova

Ty të flihej gjumë apo për shkak të tymit?

Po.

Po ai pse nuk flinte?

Ai donte të më vinte mua në gjumë.

Në 4 të mëngjesit çfarë ndodhi?

Më mori në telefon shoqja dhe i thashë dërgo atë shokun . Atij i thashë do ikja në punë. Ai këmbëngulte, më thoshte ku do shkosh, tani je shumë e lodhur, je pa gjumë.

U tregua agresiv?

Jo thjesht me fjalë këmbënguli.

Kuptoi që e kishe regjistruar?

Nuk e besoj.

Pse fjetët në një krevat?

Po dhoma tjetër ishte bosh, se një krevat ka ai. Mua më vuri në krevat dhe vetë fjeti poshtë.

Sa larg ishit?

Mund të ishim jo dhe shumë larg.

Tentoi të të vinte në krevat?

Jo jo asnjëherë.

Si vendose ta denoncosh?

Nuk mund ta mbaja sekret që ai donte të bënte diçka me mua. Unë shkova te babai dhe jo te një pedofil.

Si u ndje mami?

Edhe për një nënë nuk ishte e lehtë ta dëgjonte.

Sa e mendove para se ta dërgoje në polici?

Nuk e mendova fare, ishte diçka që duhej bërë.

“S’më ka dashur që të vogël”, vajza që akuzoi babanë tregon si e ngacmoi seksualisht dhe i dha hashash

“Ndjenjat nuk komandohen!” Babai ngacmoi seksualisht vajzën, deklarata në gjykatë: Kisha pirë