Transmetuar më 19-05-2020, 12:52

Në vijim të garës për plotësimin e vendeve vakante në prokurorinë e posaçme SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nxjerr emrat e kandidatëve fitues.

KLP ka bërë vlerësimin e katër kandidatëve, ku në vendin e parë me 174 pikë është renditur, prokurori Sotir Kllapin.

I dyti me 171 pikë është renditur Dritan Prençi, i treti Vladimir Mara me 168 pikë.

Në vendin e katërt u rendit Dorona Bejko me 158 pikë, e cila është skualifikuar.

Tre prokurorët e rinj do të betohen me 21 maj te Presidenti Ilir Meta.

Pas kësaj do të nisin detyrën së bashku me 9 prokurorët aktualë të SPAK./a.y/noa.al