Ambasadorja e SHBA i shkon Kryeministrit Rama në zyrë
Transmetuar më 19-05-2020, 12:11

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i ka shkuar në zyrë Kryeministrit Edi Rama.

Mesditën e sotme ajo ka shkuar në Kryeministri, ku dhe po mban një takim me kreun e qeverisë.

Ky takim vjen pas situatës së tensionuar në vend, qysh pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këto ditë janë shoqëruar me një valë protestash pikërisht për Teatrin, ndërkohë që e radhës është njoftuar për ditën e nesërme.

Ndërkohë paraditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë. /a.y/noa.al

Loading...