Transmetuar më 19-05-2020, 11:47

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon që të provojnë pasurinë katër “të fortëve” në Dibër.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Uran Skuka, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”;

– Artan Buci, banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– Eltion Daçi, banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

– Skënder Topalli, banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. /a.y/noa.al