Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, lihet në burg bashkëpunëtori i të dyshuarit për krimin
Transmetuar më 19-05-2020, 11:35
Preng Simoni, Kol Murrani

Ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë Agron Lushi, i arrestuar gjatë së shtunës, si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, krim i kryer më 27 prill.

Duke folur në seancë 35-vjeçari Lushi ka mohuar që të ketë gisht në krim.

Por policia tha se bëri të mundur sigurimin e provave shkencore për bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të ngjarjes, ku bazuar në këto prova shkencore u bë edhe prangosja e tij.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lushi akuzohet se ka ndihmuar autorin e dyshuar Aleksandër Përdodaj, i arrestuar pak pas ngjarjes.

Nga ana tjetër Agron Lushi rezulton i dënuar më parë për plagosje por edhe për kultivim të lëndëve narkotike.

Dyshohet se shkak për krimin e fund prillit, është bërë një konflikt pronësie për një tokë në fshatin Lalm. Përdodaj ka thënë në polici se ka pasur konflikt me Preng Simonin tetë muaj më parë, por që e kishin zgjidhur. /a.y/noa.al

Vrasja e rapsodit Murrani dhe e mikut të tij, arrestohet bashkëpunëtori i autorit të dyshuar

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, dëshmia e të dyshuarit: Rapsodin e kisha mik, konflikt kisha me Simonin

Loading...