Transmetuar më 19-05-2020, 10:49

Pas takimit të mbajtur me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa pas në rrugën e integrimit.

Ai tha nga selia blu se për shkak të Edi Ramës kriza politike po thellohet dhe po e largon gjithnjë e më shumë Shqipërinë nga Europa.

Sipas tij, kriza po thellohet më tej, prej veprimeve të javëve të fundit.

"Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për plotësimin e kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. Çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se  me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi.

Lidhur me praninë e opozitës jashtëparalemtnare në tryezën e reformës zgjedhore, deklaroi se opozita nuk mund të jetë fasadë. /a.y/noa.al