Transmetuar më 19-05-2020, 10:16

Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy të rinj.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, janë arrestuar dy persona.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L., dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri Klevis Likën dhe Eltion Zykën.

Efektivët e policisë Kurbin në bashkëpunim me ato të Lezhës, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, N. B.. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetasit E. N.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Plagosja e 2 të rinjve në Mamurras, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar