Transmetuar më 19-05-2020, 10:06
Jaeld Cela

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga shkalla e parë, për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ky vendim vjen pasi ditën e shtunë, ai u vetëdorëzua pas dy viteve arrati, i kërkuar për trafik droge.

Duke folur për mediat në dalje të gjykatës, avokati tha se klienti i tij pretendon se nuk ka prova për këtë masë arresti.

“Gjithçka është bërë në momentin kur kemi hedhur poshtë të gjitha akuzat e prokurorisë, ndaj dhe është vetëdorëzuar”, tha avokati.

Sakaq në dëshminë e tij në polici, pretendoi se është i pafajshëm ndërsa akuzoi prokurorët se “më donin bashkëpunëtor të ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim të Ligjit”. /a.y/noa.al

Ish-Drejtori i Policisë, Jaeld Çela tregon pse u dorëzua pas 2 viteve arrati