Transmetuar më 19-05-2020, 08:56

Moderatorja e njohur Marina Vjollca festoi këtë të hënë 18 maji ditëlindjen.

Një ditë e mbushur me urime, dhurata dhe lule pafund.

Mbrëmjen e djeshme, e lumturuar nga surprizat dhe mbi të gjitha nga lulet e marra, bukuroshja ka ndarë një foto me ndjekësit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet mes luleve, ku në një kompozim prej tyre formon numrin 30, duke zbuluar kësisoj se Marina ka festuar përvjetor këtë vit.

“E bekuar nga Zoti për njerëzit që rrethohem. Mirënjohëse pafund për çdo urim që më keni bërë! Ju dua”, shkruan ajo. /a.y/noa.al