Transmetuar më 19-05-2020, 08:24
Foto ilustruese

Digjet gjatë natës së lënë pas, një makinë e parkuar në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja është shënuar në lagjen “5 Maji”, ku si pasojë e flakëve makina është djegur pjesërisht.

Bëhet fjalë për një makinë “Audi” me targa AA 774 TE, në pronësi të shtetasit Marsel Ranxha.

Mësohet se makina është përfshirë në flakë rreth orës 01.00 të së martës, teksa ishte parkuar pranë banesës së të zotit.

Nga këqyrja e mjetit rezulton se janë dëmtuar xhamat dhe pjesët prej kauçuku të motorit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia po punon për zbardhjen e tyre. /a.y/noa.al