Shoqërohet në polici aktori i njohur i humorit Ervin Bejleri.
Mësohet se aktori është shoqëruar pas protestës së sotme që u mbyll në orën 19:00.
Për këtë lajm ka reaguar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që kërkon lirimin e menjëhershëm të aktorit Ervin Bejleri.
"Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.
Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri.
Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg", shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në rrjetet sociale.
Një ditë më parë Bejleri i shfaq i revoltuar pas rrethimit të Teatrit Kombëtar nga forcat blu.
“A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, është shprehur Bejleri i revoltuar./noa.al/