Transmetuar më 18-05-2020, 19:48

Gjendet trupi i pajetë i një personi në lagjen 1 Maji, në Vlorë.

Ende nuk dihet identiteti i tij, por ka dyshime se është një person që u denoncua i humbur pak ditë më parë.

I dekompozuar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndevë narkotike.

Ky fakt përforcohet edhe nga detaji se ai është gjetur pranë një banese të braktisur.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit për verifikim. /k.k/noa.al/