Transmetuar më 18-05-2020, 19:23

Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pas protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Lulzim Basha u shpreh se fundi i Edi Ramës do të jetë i shpejtë, dhe se opozita është në mbështetje të protestave.

“Shpresa e Ramës se përmes frikës do shuante energjinë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim mori fund, shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, por është fillimi i fundit të tiranisë e teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet me shqiptarët, ekonominë, jetën, varfërinë, papunësinë, lirinë, ky fund do jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Ai solli në vëmendje kontratën që ka me artistët për të çuar pas hekurave ata që e krijuan këtë situatë.

"Përsëris vendosmërinë time dhe të PD për t’i qëndruar marrëveshjes për Teatrin, rindërtimin aty ku ishte dhe si ishte, dhe dërgimin prapa hekurave të secilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, e deri te punonjësit të cilët shkelën ligjin në natën e barbarisë”, përfundoi Basha. /k.k/noa.al/