Transmetuar më 18-05-2020, 18:38

Italia shënon numrin më të ulët të të vdekurve dhe rasteve të reja me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orë e fundit kanë humbur jetën 99 pacientë, dhe janë konfirmuar 451 raste të reja.

Numër rekord edhe në radhët e të shëruarve, 2 mijë e 145. Aktualisht në Itali janë mbi 66 mijë raste aktive.

Ndërkohë që prej rastit të parë, deri tani kanë humbur jetën 32 mijë persona.

Ndërsa të infektuar 225 mijë e 886 persona nga mbi 3 milionë tamponë që janë bërë. /k.k/noa.al/