Transmetuar më 18-05-2020, 18:20

Genocid kulturor e ka quajtur ish-Kryeministri Berisha shembjen e Teatrit Kombëtar.

I pranishëm në protestë, ai tha se ajo që ndodhi ishte një pabesi në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Ky tani e merr këtë histori dhe e rrafshon në mënyrën më të pabesë në orën 4:30 të mëngjesit si hienë politike. Si një njeri që nuk ka pikë morali. Është një ditë zie. Unë do të shpallja një ditë zie kombëtare për rrafshimin e simbolit të Tiranës.

Edhe atë Sahat që kemi aty, po e rrethojnë me kulla. Ndaj po e konsideroj atë një gjenocid kulturor. Motivi është i qartë, paraja dhe vetëm paraja.

Ishte tregues poshtërsie në rradhë të parë të shtetit. Mësymja në 4:30 të mëngjesit nuk tregon një forcë. Ngjarjet që ju patë çfarë kishte,qytetarë që protestonin në mënyrën më civile”, tha Berisha. /k.k/noa.al