Transmetuar më 18-05-2020, 18:02

Një situatë tensioni është vënë re në radhët e protestuesve.

Pasi u dëgjuan dy shpërthime, një pjesë e bulevardit u mbush me tym.

Nga podiumi, organizatorët e protestës kërkuan qetësi, dhe apeluan që askush të mos provokojë.

Më pas protestuesit kanë larguar një person mes përmes turmës duke ia mbajtur kokën poshtë.

Edhe në disa raste të tjera u panë tensione, por që nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur. /k.k/noa.al/