Transmetuar më 18-05-2020, 17:18

Presidenti Meta ka mbështetur idenë e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, nënvizon se është gati po ashtu të bashkëpunojë me çdo institucion vendas dhe të huaj.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu", shkruan kreu i shtetit.

Një apel ka edhe për protestuesit.

"Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shkruan Presidenti. /k.k/noa.al/