Transmetuar më 18-05-2020, 17:11

Ka nisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ashtu sikundër kishte paralajmëruar edhe më herët, këtij reagimi i është bashkuar edhe opozita jashtë Parlamentit.

Një ditë më parë, PD dhe aleatët morën vendimin për të nisur një stinë të re protestash.

Vendmi erdhi ditën kur u shemb Teatri Kombëtar, pas dy vitesh rezistencë nga ana e artistëve.

Madje, si për të kërkuar falje, kryedemokrati Basha u shpreh se ka gabuar me marrëveshjen që bëri me Kryeministrin Rama në 17 maj të 2017-ës, por që nuk do të përsëritet më. /k.k/noa.al/