Transmetuar më 18-05-2020, 15:37

Përfundojnë punimet në rrugën e Llogarasë, një prej akseve më të frekuentuara në stinën e verës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga aksi rrugor i përfunduar.

“Llogaraja  sot. Përfundoi sinjalistika horizontale  në këtë segement rrugor, ndër më piktoreskët në vend, i cili sapo është rehabilituar”, thotë ARRSH.

Aktualisht vazhdon puna për rehabilitimin e aksit Llogara-Sarandë, teksa po punohet në segmentin Bunec-Borsh. /a.y/noa.al