Transmetuar më 18-05-2020, 13:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi dy vendime të rëndësishme lidhur me hotelet, baret dhe restorantet në Tiranë.

Ai njoftoi heqjen e taksës për hapësirën publike për peroidhën maj-qershoor.

Veliaj tha se ku vendim nuk do të thotë zaptim, por se hapësira në diskonim do të jetë pa pagesë.

“ Në 1 qershor do të hapim parkun Rinia, mund të përdoret edhe për një klasë në ambient të hapur. Pra bëhen katër muaj, mars, prill, maj dhe qershor. Anulojmë taksën e hotelit deri në gjysmën e shtatorit, përfitojnë mbi 300 hotele në Tiranë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se këto vendim vijnë për të tërhequr klientët dhe për të garantuar investimet. /a.y/noa.al