Veliaj zbulon pse Teatri u shemb natën: Moment më pak i rrezikshëm për protestuesit
Transmetuar më 18-05-2020, 13:04

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, lidhur me arsyen e shembjes së Teatrit Kombëtar natën.

Ai deklaroi se konflikti mbi teatrin eskaloi në momentin që u përfshi politika.

“Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 Janarin kur Sali Berisha të vriste me duar në xhepa. Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se i vjen mirë që nuk pati të lënduar dhe as përdorim përtej eksesit të forcës.

Por ai veçoi shoqërimet për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara. /a.y/noa.al

“Teatri”, Veliaj: Godina s’kishte asnjë vlerë arkitekturore! I riu, do jetë trefish më i madh

Loading...