Transmetuar më 18-05-2020, 12:40

Paradoks në sytë e të gjithëve! Disa produkte me bazë detergjentin, shiteshin si kurë çudibërëse për disa sëmundje si diabeti, autizmi, kanceri, aknet, por edhe koronavirusi.

“Kisha e Shëndetit”, një organizatë fetare u gjobit nga autoritetet e Australisë me 151.200 dollarë.

Në shënjestër të autoriteteve përfundoi Miracle Mineral Solution (MMS), një produkt i shitur si kurë për disa sëmundje.

Ky ilaç çudibërës shitej prej kohësh nga “Kisha e Shëndetit” e themeluar në SHBA dhe me disa degë në vende të ndryshme të botës.

Këto lloje produktesh përmbajnë klorur natriumi, i njohur gjithashtu si ‘oksigjen i stabilizuar’, janë shitur për vite me radhë. Por autoritetet kompetente australiane kanë vendosur që ta gjobisin kishën me argumentin “Jo vetëm që nuk ka prova të efikasitetit terapeutik të këtyre produkteve, por ekzistojnë rreziqe të qarta shëndetësore në rast të përdorimit si të vjella, diarre, dehidrim të rëndë etj”..

Vetëm një muaj më parë, në Miami, SHBA, një gjykatë vendosi që të ndalojë shitjen e këtij ilaçi “çudibërës”. /a.y/noa.al