Transmetuar më 18-05-2020, 11:17

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka arsye për të festuar ditën e sotme.

Ai ka zbuluar se i biri Joni, feston ditëlindjen, ndërsa shprehet krenar për të.

“E bekuar për ne data 18 Maj! Happy Birthday – krenaria jonë! Jon Gjebrea”, shkruan Arditi, teksa ndan një fotografi të djalit.

Joni është fëmija i parë i Ardit dhe Anila Gjebresë, ndërkohë që para 11 vitesh ata u bënë edhe me një vajzë, me emrin Ana.

Vazhdimisht Arditi i ka bërë fëmijët e tij pjesë të daljeve publike, teksa prej afro dy vitesh është bërë vjehërr, pasi Joni është fejuar. /a.y/noa.al