Transmetuar më 17-05-2020, 20:48

Shembja e Teatrit Kombëtar solli reagime protesta dhe përplasje gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Fotografia kur dy policë ndalojnë një protestues po bën xhiron e rrjetit.

Protestuesi shihet i shtrirë, teksa një polic i ka vënë gjurin në qafë.

Mësohet se protestuesi është Blendi Shahu dhe është djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu.

Rexhep Shahu ka reaguar në rrjetet sociale teksa ka publikuar këtë foto.

“Edi Rama!

Im bir Blendi Shahu që sheh në foto nuk është terrorist.

Është student i Akademisë së Arteve. Ata që i bëjnë keq atij bëhen qyqe…”, shkruan ai./noa.al/