Vdes në burg nga koronavirusi përdhunuesi që vishej si polic
Transmetuar më 16-05-2020, 23:51

Ndërron jetë nga koronavirusi një përdhunues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

54 vjeçari Robert Burmingham njihej si përdhunues që vishej me uniformë policie për të kapur viktimat e tij.

Ai vdiq në një spital në Arkansas, teksa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krimet e tij.

Në çertifikatën e tij të vdekjes thuhej se Burmingham vdiq nga dështimi respirator hipoksik dhe pneumoni sekondare nga koronavirusi.

Ai kishte përdhunuar dy femra në vitin 1997, një prej të cilave 17 vjeçare.

Ai njihej për stilin e veçantë të vendosjes së dritave blu në makinën e tij, për të dhënë përshtypjen se ishte një oficer policie, ndërsa i sulmonte vajzat pasi i ndalonte në rrugë të izoluara./noa.al/

Loading...