Transmetuar më 16-05-2020, 23:19

Një javë më parë Rudina Dembacaj ka treguar në emisionin “Why Not” të Roza Latit se Visjan Ukcenaj ka qenë ai që e ka prezantuar me Mark Frrokun në një kompeticion.

“Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqe, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj”, është shprehur Rudina gjatë emisionit “Why Not”.

Këtë të shtunë, Rudina ka ftuar Visjanin në studion e “Mos i fol shoferit” dhe gjatë emisionit i ka dhuruar aktorit një palë atlete të kuqe.

Më poshtë keni videon.